Zbulohet vaksina efikase kundër virusit HIV
Ekspertët shëndetësorë spanjollë pohojnë nga qendra kërkimore në Madrid pohojnë se kanë zbuluar vaksinën MVA-B, e cila me sukses parandalon infektimin me virusin vdekje prurës HIV, transmeton Blic.

Është lajm inkurajues që vaksina është provuar në njerëz dhe se 9 nga 10 prej tyre kanë reaguar pozitivisht ndaj vaksinës.

Vaksina MVA-B është dëshmuar si shumë e mirë. Ishte e suksesshme edhe në testimi provues në minj dhe majmunë, kurse para ca kohësh edhe në njerëz. Bazë e kësaj vaksine është përmbajtja e vaksinës kundër lisë dhe përmban katër gjene të virusit HIV-a, të cilët nuk janë në gjendje të zgjerohen”, thanë në qendrën kërkimore spanjolle.

Studimi ka përfshirë 30 persona të shëndetshëm të cilët kanë marrë vaksinën.

Vaksina e njeh virusin dhe ndihmon tajitjen e limfociteve T e B, të cilat e shkatërrojnë virusin. Trupa tonë mbushen me limfocite, të cilat janë të programuara që të luftojnë kundër substancave të huaja. Kur virusi HIV arrin në trup, ai përpiqet të shumëzohet, mirëpo imuniteti është i forcuar me vaksinë dhe andaj nuk e lejon këtë”, pohuan ekspertët spanjollë.
Shtuar më 01/10/2011, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori