Zbulohet arsyeja pse dritaret në aeroplane janë të rrumbullakëta
Pëlqej
Në shumicën e shtëpive dritaret janë katrore, drejtkëndëshe por mund të jenë edhe trekëndore.

I njëjti rregull është ndjekur edhe nga veturat.

Por ama ky 'rregull' nuk vlen edhe për aeroplanët, dritaret e të cilëve janë rrethore. Megjithatë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Në fillim, edhe aeroplanët kanë pasur dritare këndore, mirëpo pas dy aksidenteve që kishin ndodhur në vitin 1954, në njërin prej të cilëve kishin humbur jetën 56 pasagjerë, ishte konstatuar që një defekt në skajin e dritares kishte çuar në shkatërrimin e gjithë avionit.

Gjatë testeve të mëvonshme ishte vërtetuar që 70 për qind e shtypjes së aeroplanit përqendrohej në këndet e mprehta të dritareve, andaj që prej atëherë dritaret e aeroplanëve gjithmonë janë rrethore. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori