Zbulimi i rëndësishëm mund të shpëtojë jetët e foshnjave që lindin para kohe
Fëmijët që lindin para kohë fatkeqsisht shpeshherë humbin jetën dhe nuk ia dalin të mbijetojnë.

Por një studimi i ri tregon sesi një qengj i lindur para kohe, mushkëritë e së cilit zhvillohen ashtu si të njeriut, u rrit në një aparaturë të ngjashme me mitrën.

Qengji qëndroi për 4 javë në brendësi të një qeske të ngjashme me atë amniotike, të mbushur me lëng amniotik, në një ambient me temperaturë të kontrolluar.

“Nëse mund të zhvillojmë një sistem të ngjashëm për të mundësuar rritjen për vetëm disa javë, mund të ndryshojmë në mënyrë thelbësore rastet e fëmijëve të lindur shumë para kohe.”- u shpreh Dr. Alan Flake, pjesë e ekipit të studiuesëve.

Ndonëse studimi nuk kishte si synim krijimin e një pajisjeje zëvendësuese për mitrën, në të ardhmen mund të shërbejë që foshnjat e lindura para kohe të mos qëndrojnë në inkubatorë apo në rastin më të keq, të humbin jetën.
Shtuar më 27/12/2018, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori