Tragjedia në Gramsh, polombarët e RENEA-s nisin kërkimet për gjetjen e trupave (FOTO)

Një tragjedi tronditi opinionin publik mbrëmjen e sotme, pas lajmit se katër persona të familjes Zogu dyshohet se janë mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Në ndihmë të forcave lokale kanë shkuar edhe polombarët e RENEA-s të cilët do të futen në liqen për të kërkuar për trupat e katër personave të cilët dyshohet se u mbytën mbrëmjen e së premtes, ndërsa kishin shkuar për tu larë.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihen forca të shumta të policisë si dhe palombarët e RENEA-s të cilët po bëhet gati që të futen për të nxjerrë nga uji trupat e 4 viktimave.

Katër shtetasit janë identifikuar si: Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.


Shtuar 21.07.2023 22:38