Xhupa me rërë për fëmijët hiperaktivë
Fëmijët hiperaktivë janë në rritje në Gjermani dhe disa shkolla kanë vendosur të adoptojnë një masë të diskutueshme, një xhup plot me rërë që i ndihmon të qëndrojnë.

Përkrahësit e një mase të tillë sigurojnë që përfitimet janë të pamohueshme dhe sigurisht në të mira se ato të terapive me ilaçe. Por ekspertët paralajmërojnë: “Xhupat të kujtojnë këmishët e forcës që përdoren në spitalet psikiatrike dhe i bëjnë këta fëmijë të ndryshëm”.

Deri tani janë 200 shkolla gjermane që kanë adoptuar këtë nismë. “Fëmijëve u pëlqen shumë dhe askush nuk detyrohet ta veshë.

Madje, kush nuk ia ka nevojën dëshiron ta provojë, dhe nuk është aspak shenjë e margjinalizimit”, thotë për The Guardian, Gerhild de Wall që punon në një shkollë të Hamburgut, një nga të parët që ka përdorur këtë xhup.
Shtuar më 21/01/2018, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori