Whats App vjen me risi, përmirëson opsionin tuaj të preferuar
Pëlqej
Ishte shpëtim opsioni "Delete for Everyone”, i cili mundësonte fshirjen e mesazheve brenda 7 minutash.

Por aplikacioni në përditësimin e tij të fundit, ka vendosur të na japë më shumë kohë; jo më 7 minuta, por 1 orë. Duke shpresuar se personi tjetër s’e ka lexuar mesazhin në kohë, ose s’e ka parë nga njoftimet (Notifications) brenda 60 minutash do të kemi mundësinë për të fshirë mesazhet e dërguara.

Fillimisht, ndryshimi do të jetë i disponueshëm për versionet Android Beta 2.18.67, ndërsa më pas pritet që ta përfitojnë edhe sistemet e tjera operative.

Por WhatsApp ka ende punë për të bërë, pasi disa aplikacione të ndryshme arrijnë të rikthejnë mesazhet e fshira nga dikush. Nëse na ndodh të fshijmë diçka që mund ta kemi dërguar padashje ose jemi penduar, le të shpresojmë që përdoruesit tjetër të mos i kenë rënë në vesh këto aplikacionet që na nxjerrin zbuluar.
Shtuar më 11/03/2018, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori