EURO 2020/ Francë – Zvicër, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Zvicrës do të përballen sonte në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020” nga ora 21:00.

Franca arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllën Grupin F në vendin e parë me pesë pikë të grumbulluara.

Zvicra përfundoi në vendin e tretë në Grupin A me katër pikë të grumbulluara.

Franca në këtë ndeshje do të paraqitet pa Ousmane Dembele, Lucas Digne, Marcus Thuram dhe Jules Kounde për shkak të lëndimeve, ndërsa Zvicra hyn e kompletuar në këtë ndeshje.

Franca llogaritet favorit i madh në këtë ndeshje, duke marrë parasysh skuadrën e mbushur me yje, në anën tjetër zvicëranët në krye me Xherdan Shaqirin do të synojnë të shkaktojnë befasi.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Kroacisë dhe Spanjës.

Formacioni i mundshëm i Francës:

Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Kante, Pogba, Hernandez; Griezmann; Mbappe, Benzema

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic


Shtuar 28.06.2021 10:56