Sulmi me raketa ruse, Polonia e vendosur për aktivizimin e nenit 4 të NATO-s

Ambasadorët e NATO-s do të takohen nesër me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës, kanë thënë dy diplomatë evropianë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Një nga diplomatët tha se NATO do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Nëse ky është rasti, do të konfirmonte konsensusin midis një numri ekspertësh të cilët sugjeruan se nuk ka gjasa që aleanca të zgjedhë të përdorë Nenin 5 – i cili ka të ngjarë të përfshijë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak hakmarrës ndaj Rusisë, dhe një përshkallëzim dhe zgjerim i madh i konfliktit.