Tragjedi në Spanjë, rrëshqitje dheu në minierë, humbin jetën 3 punëtorë

Tre punonjës kanë humbur jetën në Katalonjë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në minierën ku punonin.

Mediet lokale bëjnë me dije se 3 minatorët u bllokuan më minierë pas rrëshqitjes së dheut, në verilindje të Spanjës. Sipas burimeve personat që humbën jetën ishin dy gjeologë dhe një kursant.

Trupat e tyre nuk janë nxjerrë edne nga miniera, për shkak të terrenti të vështirë.

Për rrjedhojë policia rajonale njofton se ka vendosur njësi të specializuara në operacionet e shpëtimit, duke përfshirë një njësi me qen të trajnuar, ndërsa shërbimet rajonale të urgjencës bëjnë me dije se kanë dërguar dy helikopterë ambulanca dhe një ekip psikologësh në vendngjarje./AlbEu.com./


Shtuar 9.03.2023 12:29