Vuan nga një alergji e rrallë, 2 vjeçari konsumon vetëm 3 ushqime (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për shkak të një alergjie të rrallë, një djalë 2 vjeçar po përballet me një realitet të vështirë, pasi ai nuk mund të konsumojë të gjitha ushqimet e tjera si të gjithë fëmijët normal.

Ndodhur në këto kushte, edhe më të vështirë e kanë prindërit e tij, të cilët e kanë të pamundur ti shpjegojnë të voglit të tyre pse nuk mund të konsumojë ëmbëlsira të ndryshme.

Djali i vogël e ka të ndalur në mënyrë kategorike që të konsumojë ushqimet, përpos karrotave, patateve dhe bananeve, të cilat nuk i sjellin alergji.

Max Billingham është alergjik ndaj të gjitha llojeve të ushqimeve. Djali i cili ka lindur 8 javë përpara kohe, kur ishte i vogël vuante një reaksion i rëndë ndaj qumështit dhe ushqimeve të ndryshme që i detyroi doktorët të analizonin reagimin e të gjitha ushqimeve me radhë.

Max vuan nga një alergji e rrallë e quajtur FPIES, një reaksion shumë i rëndë që ndodh prej proteinave të ushqimeve. Tashmë ai i nënshtrohet të ushqyerit me anë të një pompe për të marrë ushqimin e nevojshmën për të jetuar. Fatkeqësisht, 2 vjeçari rrezikon që të jetojë me këtë lloj sëmundje gjatë gjithë jetës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori