Vuajtjet shpirtërore, me keq se ato fizike
Mos guxoni të talleni me ata që vuajnë nga dashuria. Nëse dikush ju thotë se është keq fizikisht, për këtë motiv duhet ta besoni. Sepse dashuria në tru bashkohet me dhimbjen: zonat cerebrale që aktivizohen kur vuajmë nga një zhgënjim në dashuri janë të njëjtat me ato që aktivizohen kur provojmë një dhimbje fizike. Kështu tregon një kërkim i publikuar nga “Proceedings of the nacional Acadeymy of sciences”, i zhvilluar nga psikologia kaliforniane Naomi Eisenberger me 122 vullnetarë.

Dhimbjet e dashurisë në të vërtetë janë rikrijuar në laborator përmes një loje, ku pjesëmarrësi përjashtohej herë pas here nga të tjerët: d.m.th., një simulim i refuzimit social. Kur personi refuzohej, rezonanca manjetike funksionale tregonte se nisnin të viheshin në funksionim ato zona të trurit kur kemi një dhimbje fizike, e që aktivizohen kur vritemi apo kemi një shqetësim të vazhdueshëm. “Pacientët me një dëmtim në këto zona e ndiejnë fizikisht dhimbjen, por e përjetojnë në mënyrë të veçuar”, - sqaron Eisenberger.

Ndërkaq, Donatella Marazziti, e departamentit të psikiatrisë të Universitetit të Pisas, që prej vitesh studion biologjinë e dashurisë, komenton: “Nuk mrekullohem aspak, se baza biologjike për dhimbjen fizike dhe atë psikologjike është e njëjta. Ne nuk përdorim sisteme të pafundme për funksionet tona, ndaj për situata të ngjashme përshtatemi dhe aktivizojmë një cirkuit të vetëm. Nga ana tjetër, vlera e thellë e dhimbjes, reale apo psikologjike, është një e vetme: na sinjalizon se duhet të evitojmë diçka që mund të na dëmtojë”. Nëse uji është i zier apo një lidhje është e gabuar, kjo shumë pak i intereson trurit: sinjalet që dërgon janë identike. Aty aktivizohen të njëjtët receptorë cerebralë, ku vepron morfina dhe ilaçe të tilla të ngjashme, që jo rastësisht heqin dhimbjen fizike, por edhe stresin emotiv që e shoqëron.
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori