Vrau 100 milion njerëz, sëmundja më e rrezikshme në botë
Pëlqej
Ka shumë sëmundje vdekjeprurëse që po ulin në gjunjë gjithë botën, por njerëzit akoma nuk e kanë kuptuar se sëmundjet më të rrezikshme nuk janë Ebola apo viruset e shpendëve, sëmundja më e rrezikshme është Malaria.

Një video e postuar nga “Bussines Insider” tregon se për rreth 20 milionë vite, paraziti që shkakton malarian ka qenë duke “asgjësuar” njerëzit dhe paraardhësit tanë.

Sëmundja e transmetuar me anë të mushkonjave ka shfarosur ushtri të tëra si dhe ka infektuar George Washington-in, Theodore Roosevelt-in, Abraham Lincoln-in, dhe John F Kennedy-n.

Malaria është sëmundja që vrau Aleksandrin e Madh si dhe është shkakëtare për vdekjen e të paktën gjashtë papëve.

Sipas disa kërkimeve, rreth gjysma e njerëzve që kanë jetuar më parë, kanë vdekur si pasojë e malarias.

Vetëm rreth viteve 1900-1950 sëmundja mendohet të ketë vrarë rrëth 100 milionë njerëz dhe shumë persona nuk e dinë akoma se “Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve ( CDC) është themeluar në vitin 1946 me qëllimin kryesor për të luftuar malarian.

Që nga ajo kohë, impakti i sëmundjes është zbehur disi falë përdorimit të pesticideve, por përsëri malaria vret akoma më shumë se një milionë njerëz çdo vit. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2018, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori