"Vogue" propozon Maqedoninë si destinacion për vitin 2017
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Revista prestigjoze amerikane e modës, në një artikull të sajin e ka rënditur Ohrin si një ndër vendet që duhet të vizitohen në vitin 2017">2017.

"Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit.

Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim.

Banorët lokalë shëtisin nëpër rrugët me gurë, ndërsa kanoet enden në ujërat e liqenit të cilat luhaten.

Ohri është vend ideal për tu kënaqur në sezonin e suksesshëm të verës së Maqedonisë", shkruan "Vog" në tekstin e publikuar gjatë ditës së premte.

Për rishikim panoramik, "Vogue" e sugjeron turën përmes Galiçicës deri te Liqeni i Prespës, por e rekomandon edhe vozitjen e natës me varkë deri te restoranti "Ostrovo" në afërsi të lumit Drini dhe manastiri Shën Naumi.

Ndër destinacionet ballkanike që i rekomandon "Vogue" janë edhe Prizreni, Beogradi, Transilvania, Himara, rajoni i Hercegovinës. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2016, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.