Vlerat unike të qumështit të gjirit
Pëlqej
Qumështi i gjirit është i pazëvëndësueshëm dhe unik.
Me më shumë se 200 lloje sheqeri, dyfish në krahasim me atë të lopës, është më kompleksi në krahasim me qumështin e gjitarëve të tjerë.

Qumështi i gjirit është ushqimi i parë që konsumojmë por shumë prej molekulave të sheqerit të tij nuk shërbejnë për të ushqyer fëmijën.

Fëmijët e porsalindur nuk kanë asnjë lloj bakteri në organet e tretjes, por pak ditë pas lindjes, këto lloj bakteresh bëhen miliona. Sheqeri i qumështit të nënës është “ushqimi” i parë i këtyre baktereve.

“Impakti i parë i qumështitgjirit është krijimi i kushteve për kolonizimin e stomakut me grupe specifike bakteresh që mund t’i tresin ato. Të porsalindurit nuk kanë “pajisjen e duhur” për t’i tretur.

Qumështi i gjirit ndihmon edhe në ndërtimin e sistemit imunitar të fëmijës. Menjëherë pas lindjes, ai është i pasur me antitrupa dhe molekula që ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme, koordinojnë aktivitetin e qelizave dhe rruazave të bardha të gjakut.

Një muaj nga lindja, kur fëmija nis të zhvillojë sistemin imunitar, përbërja e qumështit ndryshon dhe niveli i antitrupave reduktohet me 90 për qind. Gjithashtu, bie edhe numri i llojeve të molekulave të sheqerit, ndërsa numri i yndyrnave dhe elementëve të tjerë ushqyes shtohet. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori