“Shpërthen” Noka në Kuvend: Rizgjedhja e Gjinushit turp i madh, ju nuk skuqeni, as nuk zverdheni

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, mbajti një fjalim kritikues ndaj qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë për aferat e inceneratorëve, ndërsa nuk la pa përmendur zgjatjen e mandatit të Skendër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Noka tha se qeveria bahskëpunon me krimin, ndërsa theksoi së afera e inceneratorëve ika shpërfytyruar këtë qeveri.

Flamur Noka: Të dashur anëtarë të organizatës kriminale, të dashur kanabistë, të nderuar kolegë dhe qytetarë, sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehra, prej vitesh nuk ka pasur në axhëndën e saj shqetësimet dhe hallet dhe as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot me këtë rend dite, demonstrojnë se ka pasur vetëm këtë axhendë; t’i vjedhin dhe rrjepin qytetarët, për të fuqizuar bandat. Kreu i organizatës së plehrave nuk humbi asnjë minutë kohë për të vjedhur për shqiptarët. Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri. Ku ka turp më të madh se rizgjedhja e Gjinusht. Ju nuk skuqeni dhe zverdheni. Ju të jeni dhe klientët tuaj, për ju shqiptarët nuk ekzistojnë./albeu.com/.


Shtuar 20.07.2023 11:35