Vitamina B12 përgjegjëse për trurin
Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë përgjegjëse për rënien e funksionit të trurit tek personat e moshuar. Ashtu si muskujt dobësohen e tkurren nga kequshqyerja, edhe truri i njeriut fillon të tkurret kur vitamina B12 në trup nuk është e mjaftueshme.

Vitamina B12 është pjesë e rëndësishme përbërëse e neuroneve që transmetojnë sinjale në tru, si dhe ushqim kryesor i qelizave të trurit.

Vitamina B12 merret nga mishi, peshku, nënprodhime të qumështit dhe të drithërave por aftësitë e tyre për të asimiluar vlerat ushqyese mund të bllokohen nga një numër faktorësh, siç janë konsumi i tepërt i alkoolit, anemia dhe çrregullime të ndryshme në sistemin e tretjes.

Peshku, mishi, bulmeti dhe ushqime të pasura me proteina janë burime të mira të vitaminës B12 por ajo mund të merret shtesë edhe në formën e pilulave dhe injeksione.

Por për të mësuar nëse vuani nga mungesa e kësaj vitamine nevojitet konsultimi me mjekun specialist. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori