Vidhet një lule e rrallë nga kopshti botanik i Londrës
Në Kew Gardens, kopshtet botanike të Londrës, ndodhen disa prej llojeve më të rralla të bimëve në botë.
Por vetëm pak ditë më parë është raportuar vjedhja e një lulje shumë të rrallë.

Bëhet fjalë për një ekzemplar të tipit Nymphaea Thermarum, një lule ujore me përmasat e një monedhe që gjeneron një lule të re, fare të vogël.

Ky ekzemplar konsiderohej i zhdukur deri gjashtë vite më parë nga Ruanda “vendlindja” e tij.
Por për fat të mirë ishte shpëtuar një ekzemplar dy vjet më parë dhe ruhej në një serë të kopshtit botanik që mban emrin e princit të Uellsit, por që është zhdukur që nga data 9 janar.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që të bëhet fjalë për një vjedhje të qëllimshme nga ndonjë koleksionist. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori