Videoja që shokoi botën, ushtari pakistanez dënohet me vdekje
Një ushtar pakistanez është dënuar me vdekje dhe pesë të tjerë janë dënuar me disa vite burg, pasi një njeri i paarmatosur u vra në një incident të transmetuar në TV. Videoja u përhap jashtëzakonisht shumë (dhe për momentin është larguar nga YouTube, pasi shkel rregullat). Safraz Shah, 18 vjeçar, u lut për mëshirë përpara se të qëllohej nga një grup ushtarësh pakistanezë me 8 qershor.

Ushtarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë dënuar për vrasje nga një gjykatë anti-terrorizmi.

Vendimi duket të jetë relativisht i rrallë për forcat e sigurimit të Pakistanit që detyrohen të mbajnë llogari për një rast të brutalitetit të trupave.

Në video, një njeri përpiqet të largoje armën që i ishte drejtuar në fytyrë. Viktima, i cili dyshohej se kishte vjedhur, dëgjohet duke thënë se kishte pasur vetëm një armë lodër, si i lutej oficerit që i kishte drejtuar një armë në qafë.

Më pas ai ishte detyruar të ulej në gjunjë me duart pas shpine dhe një nga ushtarët e qëlloi dy herë- një herë në këmbë dhe përsëri në krah.

Ndërsa në toke ai iu lut ushtarëve ta dërgonin në spital, por ata qëndruan pa bërë gjë. Më vonë Shah ishte dërguar në spital por kishte vdekur nga humbja e madhe e gjakut.

Forcat pakistaneze shpesh akuzohen për përdorimin e tepruar të forcës dhe vrasjen e civilëve të paarmatosur. Por vrasja e Shah tërhoqi vëmendjen e tërë botës dhe furinë e zemërimin e tyre - dhe të dyshuarit u arrestuan shpejt.

Edhe pse Pakistani e ka dënimin me vdekje rrallë herë kryhet dënimi. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori