Victoria Beckham tregon sekretin për një fytyrë të pastër
Victoria Beckham është kthyer në ikonë stili dhe referencë për shumë vajza në botë. Ajo karakterizohet nga stili i saj i veçantë dhe për kujdesin që tregon ndaj vetes. Rutinat e saj të bukurisë ajo nuk ngurron që t’i shpërndajë edhe me vajzat e tjera.

Se fundmi, ajo ka zbuluar sekretin për një lëkurë sa më rinore. Dhe çelësi fshihet tek salmoni.

Një intervistë për “The Edit”, stilistja e njohur ka zbuluar se sekreti për një lëkurë të freskët dhe të lëmuar nis nga kuzhina.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: “Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”- ka treguar Victoria. Kjo mund të duket disi e çuditshme, por pas kësaj ka dhe një shpjegim shkencor. Salmoni dhe të tjerë peshq me yndyrë janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë A dhe C.
Shtuar më 25/06/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori