Vetitë ushqyese dhe shëruese të frutave të pyllit
Të konsumosh fruta, absolutisht që janë të rekomandueshme nga dietologët, por ne nuk i dimë që të gjitha cilësitë e tyre. Frutat e pyllit janë ideale për të ruajtur peshën trupore.

Një studim amerikan i "Oregon State University", ka dalë në përfundimin se një kokteil me rrush të kuq dhe boronicë, mbron organizmin nga bakteret.

Manaferra, boronica, rrushi i kuq, luleshtrydhet, etj, janë ideale për të ruajtur peshën trupore. Jo vetëm kaq, por ato pakësojnë plakjen e qelizave dhe favorizojnë prodhimin e kolagjenit, si dhe ndihmojnë në oksigjenim dhe në qarkullimin më të mirë të gjakut.

Vitamina C është një nga vitaminat që përmbajnë këto fruta, të cilat mund të shoqërohen me kos ndërmjet vakteve, pasi furnizojnë organizmin me elementë të rëndësishëm, por krijojnë edhe ndjesinë e ngopjes. Me pak fjalë, frutat që kanë veti ushqyese dhe shëruese janë edhe frutat e pyllit.

Ndërkaq, frutat e pyllit mund të jenë aleatë të fortë kundër sëmundjes së Parkinsonit. Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat e mendrat, mund ta ulin me 40% rrezikun e prekjes nga sëmundja e trurit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori