Vetitë çudibërëse të pjeshkës
Pjeshka është një ndër frutat që njihet për shijen e saj të ëmbël, dhe përmbajtja që e karakterizon atë bën që të ketë efekte të shumta shëruese për organizmin tonë. Disa nga efektet e saj të shëndetshme janë;

Humbja e peshës
Një pjeshkë përmban 35 deri në 50 kalori dhe aspak yndyrë, kjo bën që ajo të të mbajnë të ngopur dhe do ta parandalojnë ngrënien e tepërt.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Pjeshkat janë një burim i shkëlqyeshëm i fitokimikateve të cilat kanë ndikim antioksidues. Në këtë mënyrë, ato e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Kujdesi për flokët dhe lëkurën
Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i pjeshkave mund ta reduktojë ndjeshëm rënien e flokëve, lëkurës së thatë të kokës dhe zbokthit. Vitaminat A dhe C janë të shkëlqyeshme për kujdesin e lëkurës, që është arsyeja se pse ato shtohen shpesh në produktet kozmetike. Këto vitamina stimulojnë rigjenerimin e indeve të lëkurës.

Parandalimi i kancerit
Seleni, një mineral me aktivitet antioksidues, parandalon formimin e qelizave të kancerit dhe ngadalëson përhapjen e tyre.

Shëndeti i veshkave dhe i fshikëzës
Pjeshkat kanë efekt diuretik, përmes të cilit rrisin funksionimin e veshkave dhe fshikëzës. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni trupin ’i menjanojë toksinat.

Për shëndetin respirator
Personat që vuajnë nga bronkiti apo kolla kronike mund ta gjejnë shpëtimin në çajin nga pjeshka. Hulumtuesit kanë vërtetuar se konsumi ditor i çajit të pjeshkës mund t’i zbutë ndjeshëm simptomat e sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori