Vetitë çudibërëse të lëvozhgës së vezës
Lëvozhga e vezëve është një element e që mban 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi (CaCO3) një strukturë shumë e ngjashme me dhëmbët dhe kockat e njeriut.

Në testet që i janë bërë njerëzve dhe kafshëve, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e kartilazhit (ind lidhor fleksibel që gjendet tek kyçet dhe kockat). Për këtë duhet të përdorim vezë pule, rose, të ushqyera mirë.

Për të përdorur lëvozhgat në fillim i marrim dhe i lajmë ato, i vendosim të thahen në diell ose në furrë në temperaturë të ulët. Më pas i bluajmë me një grirëse elektrike. Mund të konsumojmë çdo ditë 3/4 ose 1 luge çaji e cila është e barabartë me 800 mg kalcium. Njëkohësisht me këtë duhet të konsumojmë edhe magnez i cili ndihmon në përthithjen e kalciumit në organizëm (nëse kalciumi nuk shoqërohet me magnez nuk ka asnjë vlerë).

Disa studiues kanadezë, kanë vërtetuar se njerëzit që përdorin lëvozhgën e vezës për larjen e dhëmbëve, kanë dhëmbë më të fortë, më të bardhë dhe smalt më të shëndetshëm.

Provoni këtë recete: ¼ filxhan kafeje me pluhur të lëvozhgës së vezës pra lëvozhgë të bluar imët) 1-3 lugë gjelle Coconut Oil (vaj kokosi) 1 lugë gjelle ose më pak sodë buke 10 pika vaj esencial rigoni dhe 10 pika mente (anti-bakteriale, anti-mykotike) Lani dhembet rregullisht me këtë pastë natyrale, nëse jeni admirues të produkteve organike dhe doni të qëndroni larg produkteve toksike. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori