Vetitë çudibërëse të kajsisë
Kajsia është një frut i cili njihet për vlera të mira ushqyese, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj. Ajo mund të cilësohet si një bimë e rëndësishme shëndetsore kjo për faktin se nuk është vetëm fruti i shëndetshëm por gjethet dhe degët e saj kanë veti të ndryshme të shëndetshme.

Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm. Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur dhe bën mirë për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%,etj, edhe përdoren me efekt kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.

Sëmundjet të cilët kanë efekte parandaluese nga kajsia janë; dhembjet në gjoks, anemia, sëmundjet kanceroze, migrena, epilepsia si dhe sëmundjet e mëlçisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori