E rëndë në Tepelenë, burri godet me thikë gruan më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tepelenë. Një 42-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e më pas veten.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.


Shtuar 30.03.2023 10:56