Veprimet që nuk duhen bërë në palestër
Pëlqej
1. Kurrë mos i lini paisjet me djersë

Vërtet nuk ka asgjë të keqe të djersini gjatë stërvitjes por të përdorni gjatë kohës një peshqir dhe sigurisht të fshini edhe paisjet është shumë etike. Mos harroni se shumica e makinave janë të mbuluara me copë dhe nëse nuk i fshini djersa juaj do mbesë aty.

2. Mos i zini paisjet nëqoftëse se nuk do t'i perdorni

Ka njerëz që vetëm po rrinë varur mbi pajisje. Ata po dërgojnë SMS në telefonat e tyre, po kontrollojnë e-mailin apo edhe po përgjumen ndërsa ka të tjerë që presin të marrin atë paisje. Nëse jeni në palestër, ju jeni atje pë t'u stërvitur. Mos e harroni këtë.

3.Telefonatat dhe e folura me zë të lartë

Disa nga njerëzit më të bezdisshëm në palestër janë ata që kanë biseda shumë të gjata dhe me zë të lartë në telefonat e tyre gjatë një stërvitjeje. Llojet e tjera irrituese janë ata që vendosin muzikën e tyre me volum aq të lartë të tjerët mund ta dëgjojnë atë edhe përmes kufjeve të tyre.

4. Paisjet janë për të gjithë
A e mbani mend se si në kopësht na mësuan se lodrat ishin për të gjithë fëmijët? Kështu duhet të silleni edhe në palestër. Mos rrini në një pajisje për një kohë shumë të gjatë sepse mund të këtë edhe njerëz të tjerë që duan ta përdorin.

5. Mos i bezdisni të tjerët duke i parë derisa të mbarojnë

Përdorimi i një makine për 60 minuta është i lodhshëm , por akoma më shumë kur dikush pret përpara teje me një shikim të besdisur. Prandaj mos i ngutni të tjerët dhe pritni rradhën tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori