Vendosni një limon pranë krevatit dhe dita juaj do të ndryshojë tërësisht
Pëlqej
Limoni është një prej frutave më me shumë veti që natyra na ka falur, për shkak të dobive fantastike që e karakterizojnë.

Të gjithë e dimë se limoni mund të na përmirësojë ndjeshëm jetën, mjafton të mendohet se sa shumë vitaminë C ka. Por a e dini se vendosja e një limoni pranë krevatit para se të flemë, na garanton një sërë dobish? Aroma e tij redukton ankthin dhe qetëson sistemin nervor.

Por dobitë e substancave që limoni përhap në ajër, nuk ndalen vetëm tek fakti se është në gjendje të qetësojë nervat tona, pasi është provuar shkencërisht se thithja e aromës që lëshin limoni gradualisht në atmosferë, përmirëson përqendrimin tonë, imagjinatën dhe ndihmion për rikuperimin e kujtimeve.

Kjo pasi limoni zgjon trurin tonë duke na bërë më krijues për zgjidhjen e problemeve, por përmirëson ndjeshëm edhe kujtesën. Një ekip studiuesish japonezë, kanë provuar gjithashtu se vaji i limonit ose limoni i prerë në mes në vendin e punës, redukton drastikisht gabimet.

Po ashtu është provuar se limoni është në gjendje të përmirësojë humorin tonë, duke na bërë të ndihemi më në formë nga pikëpamja mendore.

Limoni përmban edhe veti të jashtëzakonsjeme antibakterike, pasi pastron ajrin nga bakteret e pranishme në dhomën tonë. Gjtihashtu limoni mban larg mushkonjat dhe insekte të tjera, kështu që pritëni në mes he lëreni në shtëpi.
Shtuar më 15/12/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori