Brenda muajit shkurt të gjitha dyqanet në Arabinë
Saudite ku punojnë shitës femra dhe meshkuj duhet te
vendosen mure ndarëse, me qellim që të ndajnë burrat nga gratë.
Një ligj ekstremisht i çuditshem, për të cilin autoritetet vendase janë shumë të vendosur ta zbatojnë, pasi mendojnë se ky ligj do të mbrojë gratë akoma më shumë.
Adel Faqih, ministri i Punës, në bashkëpunim me kreun e komisionit për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve, por edhe të policisë fetare, do të kontrollojnë që të gjithë të respektojnë ligjn e ri.
Ligji flet për vendosjen e mureve të lartë, të paktën 1 metër e 60 centtimetra dhe ata që nuk e zbatojnë ligjin do të përballen me pasoja.
Gratë në Arabinë
Saudite nuk mund të ngasin makinën, nuk mund të udhëtojnë vetëm në taksi dhe nuk mund të punojnë pa lejen e burrit.
Emancipimi i gruas është shumë i largët në Arabi, dhe masat e fundit të qeverisë sigurisht që nuk e favorizojnë një gjë të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014,
ora 13:55