Veçantia e njerëzve me sy blu
Syri është i përbërë nga pjesa e brendshme e cila ndahet në 2 nënpjesë kryesore: epiteli dhe irisi. Epiteli është i përbërë nga 2 shtresa të qelizave që përmbajnë pigmente të zeza dhe kafe, përballë tyre është i vendosur irisi, i cili është i përbërë nga fibra pa ngjyrë.

Në shfaqjen e ngjyrës së syve një rol të veçantë ka niveli i melaninës, për shembull, sytë kafe kanë një përqendrim më të lartë të melaninës në iris, i cili e thith dritën nëpër shtresat e tij duke i dhënë ngjyrën e errët syve.

Sytë jeshilë kanë më pak melaninë dhe absorbojnë më pak dritë. Kjo do të thotë se një pjesë e dritës nuk mund të absorbohet, por ajo reflektohet dhe krijon ngjyrën e kaltër (si pasojë e "efektit Tindal"). Kombinimi i ngjyrës së thellë kafe dhe reflektimit blu jep ngjyrën e gjelbër tek sytë. Njerëzit me sy jeshilë janë më të rrallë/Shendeti.

Interesant është fakti se sytë blu përmbajnë shumë pak melaninë dhe në të vërtetë ngjyra blu tek sytë e këtyre njerëzve nuk është e mirëkrijuar, sepse ajo varet gjithmonë nga drita dhe koha. Nëse e keni vënë re, njerëzve me sy blu (dhe jeshil) iu ndryshon ngjyra e syve në varësi të dritës që u reflektohet dhe në varësi të kohës atmosferike. /albeu.com/

Shtuar më 10/11/2015, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori