Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Vdekja foshnjore, rritet kur fëmijët flenë me prindërit
Sipas një studimi, foshnjat të cilat flenë në të njëjtin shtrat me prindërit e tyre janë pesë herë më të rrezikuar të vdesin sesa nga një vdekje e papritur.

Shkencëtari i cili bëri këtë studim, Bob Carpenter tha se gjatë një viti 120 foshnja mund të shpëtojnë nëse nuk flenë me prindërit.

“Një pjesë e madhe e vdekjeve, rreth 88 % e tyre nuk do të kishin ndodhur nëse fëmijët do të kishin fjetur në një krevat portativ”, tha Carpenter.

Madje, studimi nxori përfundimin se bebet më të vogla se tre muaj, të cilat flenë në të njëjtin krevat me prindërit (kur këta nuk janë konsumues të cigares dhe alkoolit) dhe ushqehen me gji, janë pesëfish më të rrezikuar të vdesin nga sindroma SIDS (vdekja e papritur e foshnjave). Një shkak mund të jetë edhe mbytja aksidentale.

Pavarësisht rënies së shitjeve të krevateve të bebeve që nga viti 1990 në disa shtete europiane, ekspertët thonë se vendi më i sigurt për bebet është djepi ose krevati i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori