Vajza zgjidhni me kujdes, në këtë botë ka vetëm 4 lloje meshkujsh
Pëlqej
Në një lidhje dashurie, meshkujt ndahen në 4 kategori.

– Një djalosh

– Një lojtar

– Një njeri i hutuar

– Një njeri i mirë

Një djalosh është një njeri i mirë që gjithmonë do të sillet si një i ri, pavarësisht moshës së tij.

Rritja është opsionale për të.

Atij nuk i intereson edhe aq shumë se çfarë ju bën juve të lumtur si grua, pasi ai di shumë pak për të jetuarit si të rritur e me përgjegjësi.

Ai do të jetë i dhënë pas modës më shumë se pas karakterit të tij.

Ai është një person që do ju puthë e do t’iu thotë të gjithëve që ka fjetur me ju. Ai nuk dëshiron të rritet e të kuptojë rëndësinë e përgjegjësive.

Nuk është një njeri i keq, por thjesht një fëmijë që ndoshta nuk do të rritet asnjëherë!



Për një grua, është më mirë të rrijë vetëm se të martohet me një ‘lojtar’, sepse sado që ju investoni energji në këtë lidhje, në fund do të përfundojë me një thyerje të zemrës.

Ai është një person egoist dhe vetjak.

Zakonisht nuk është besnik ndaj gruas së tij.

Shumë gra bien pre e këtyre meshkujve për shkak të paraqitjes të tyre atraktive, pasurisë, bukurisë, famës, talentit etj.

Ai do t’ju bëjë të besoni qysh në fillim që ju jeni gruaja më me fat në botë që keni gjetur atë.

Ai do t’ju thotë atë që ju keni dëshirë ta dëgjoni.

Kurrë nuk mund të jeni rehat me këtë lloj personi!



Problemi me njeriun e hutuar është se ai nuk e di se cfarë do në një lidhje.

Një lidhje është si një derë, ose hyni brenda ose jeni jashtë.

Ai do të qëndrojë në mes të derës me një këmbë brenda e një jashtë.

Njerëzit mendojnë që ju keni një lidhje perfekte, por ju në fakt nuk jeni të sigurta se ku qëndroni.

Ai mund të jetë një njeri i mirë që nuk ju bën lojëra, do t’iu dashurojë e do t’ju jap ato që dëshironi, por ai rrallë do të përkushtohet.

Shpesh do të dëgjoni arsye të ndryshme dhe do t’iu lërë në fije të perit, për shkak të pasigurisë së tij.


Një njeri i mirë është dhurata më e bukur që secila grua mund ta ketë.

Ai është një njeri i pjekur, dhe i di përgjegjësitë e tij.

I ka përfunduar lojërat, dhe është i gatshëm t’ju përkushtohet juve, dhe të jetë besnik ndaj jush.

Ai është një person i besueshëm dhe do t’ju dashurojë në mënyrën që jeni. Gjithmonë do të dijë se çfarë ndjeni e si të sillet me ju.

Do të ndihet sensitiv ndaj ndjenjave tuaja, dhe do t’iu dëgjojë kur jeni të mërzitura.

Ai do t’ju mbështesë pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tuaj. /supershendeti/
Shtuar më 23/09/2018, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori