Vaji i ullirit lufton sėmundjet kardiake
Vaj ulliri
Sipas studimit, njė dietė qė pėrmban vaj ulliri mund tė reduktojė nė mėnyrė tė ndjeshme rrezikun pėr tė vdekur nga sėmundjet e aparatit kardiovaskular

Vaji i ullirit ėshtė njė ilaē i vėrtetė kundėr sėmundjeve tė zemrės. Lajmi i mirė vjen nga njė studim i gjerė dhe prospetik (njė lloj studimi i cili konsiston nė fotografimin e situatės fillestare pėr tė ndjekur evolucionin nė kohė), i cili sugjeron se vaji i ullirit ėshtė i aftė t’i reduktojė ndjeshėm mundėsitė e vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare.

I publikuar nė ‘Journal of Clinical Nutrition’ dhe i zhvilluar nga shkencėtarėt spanjollė tė Institutit tė Onkologjisė nė Katalanjė, Barcelonė, ky studim vė nė dukje faktin se si njė dietė e pėrditshme qė pėrmban sė paku njė lugė tė vogėl vaj ulliri mund tė mbajė larg sėmundjet kardiake dhe vdekjet qė shkaktohen prej tyre.
Pėrfundimet e mėsipėrme u arritėn pas vrojtimit prej 20 vjetėsh tė dietės ushqimore tė ndjekur nga afėrsisht 41 mijė europianė.

Edhe pse rezultatet nuk treguan ndonjė dėshmi tė rėndėsishme nė uljen e normave tė sėmundjes sė kancerit, u vu re njė ndryshim i dukshėm lidhur me vdekjet qė shkaktohen nga sėmundjet e zemrės, duke konfirmuar ndikimin e dobishme pėr shėndetin e zemrės tė pėrbėrėsit kryesor tė dietės mesdhetare, vajit tė ullirit, i cili sipas studiuesve ka aftėsinė tė reduktojė rrezikun e krijimit tė pllakėzave nė gjak dhe falė polifenoleve nė pėrbėrje tė tij, zvogėlon inflamacionin e organizmit.

Studiuesit vėzhguan sjelljen e tė ushqyerit pėr 40.622 gra dhe burra tė moshės nga 29-69 vjeē. Ata mė pas ndoqėn rrugėn e tė dhėnave pėr mė shumė se 13 vjet, me qėllim qė tė analizonin efektin qė mund tė kishte vaji i ullirit nė normat e vdekshmėrisė. Gjatė periudhės sė monitorimit u verifikuan 1915 raste vdekjesh, nga tė cilat 956 nga kanceri, 416 nga sėmundjet e zemrės dhe 417 pėr arsye tė tjera.

Duke analizuar mė tej lidhjen midis vdekjes dhe shkakut tė saj, u zbulua se mes konsumatorėve tė rregullt tė vajit tė ullirit, rreziku i vdekjes nga sėmundjet kardiake zbriste me 44%, sidomos nė rastin e personave qė konsumonin 2 lugė tė vogla nė ditė ose rreth 29 gramė vaj ulliri nė dietėn e tyre tė pėrditshme.
Shtuar më 19/06/2012, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?