Bekaj me skuadër të re, transferohet në Superligën e Turqisë

Visar Bekaj është transferuar në Turqi.

ortieri i Tiranës në Superiore dhe i përfaqësueses së Kosovës, ka firmosur me Hatayasporin, skuadër që u tërhoq nga kampionati (Superliga turke) për shkak të tragjedisë së tërmetit të 6 shkurtit.

Hatayspori dhe Gaziantepi, skuadrat nga qytetet prej zonave më të prekura nga tërmeti, u detyruan të mos mbyllnin sezonin e fundit. Por, Federata Turke e Futbollit vendosi që të dy skuadrat të jenë pjesë e Superiores në edicionin e ri.

Bekaj është përforcimi i Hatayasporit për portën. 26-vjeçari nga Prishtina, ka kaluar me sukses testet mjekësore. Ai ishte pjesë e Tiranës në dy sezonet e fundit. Duke fituar titullin dhe Superkupën e Shqipërisë me bardheblutë.

Portieri numëron edhe 4 ndeshje me Kosovën. Ndërkohë, Bekaj u shpall portieri më i mirë dhe pjesë e formacionit më të mirë në sezonin 2021/2022 në Superioren shqiptare.

“Më të Mirët 2022”, mbrëmja gala që organizon FSHF dhe Digitalb, nderoi 11 futbollistët më të mirë në Abissnet Superiore. Mes tyre edhe Bekajn.


Shtuar 28.06.2023 11:36