Uthulla një produkt ideal për pastrimin e xhamave
Uthulla është një produkt që ju mund ta përdorni për qëllime të ndryshme pastrimi të objekteve të ndryshme. Duke qene se është një përmbajtje acide, ajo është shume e këshillueshme për pastrim dhe larje, si ne te ftohte, ashtu edhe në të nxehtë. Një nga këto përdorime te saj është dhe larja e pastrimi i xhamave dhe sipërfaqeve te xhamta.

Uthulla ka një të mirë se nuk lë gjurmë në sipërfaqet e aplikuara. Pas larjes me të, këshillohet që sipërfaqja e larë të shpëlahet edhe me ujë. Në rastin kur këtë e përdorim për të larë dritaret, ajo duhet të aplikohet e ngrohtë.

Me fjalë të tjera, duhet të përzihet me ujë të zier. Në këtë mënyrë ajo do të mund të pastrojë jo vetëm papastërtitë që vijnë nga mjedisi, por edhe papastërtitë që mund të krijohen aty nga insektet.

Paraprakisht, xhamat duhet të fshihen me një pastrues të posaçëm xhamash me bisht të gjatë me sfungjer, ose me gomë. Pas kësaj aplikojmë larjen me uthull të tretur në ujë të nxehtë, duke e fërkuar sipërfaqen me anë të një cope të pastër.

Ne rastin e larjes se xhamave që janë në përbërje të tavolinave, apo rafteve dhe që mund të kenë papastërti të krijuara nga derdhja e sheqerit, kafesë, apo të tjera papastërti, këshillohet larja me uthull puro të pastër. /albeu.com/


Shtuar më 25/01/2016, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori