Policia jep detaje për goditjen me thikë të një personi në sheshin “Zahir Pajaziti”

Para pak minutash një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


Shtuar 29.12.2021 16:32