CONFERENCE LEAGUE/ Shkëndija e Tetovës nuk shkon më shumë se barazimi në transfertë ndaj AIK

Shkëndija e Tetovës ka marrë nëj rezultat pozitiv në duelin e parë të turit të tretë të Conference League kundër AIK.

Kuqezinjtë barazuan në transfertë 1-1 dhe një javë më pas në Shkup do tentojnë kualifikimin.

Shkëndija shënoi që në minutën e parë me anë të Ferhan Hasanit, kurse më pas vendasit barazuan me Guidetti.