Në rast gripi, ilaçet e ndryshme natyrore mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme duke kundërvepruar me
simptomat e ndryshme. Disa duhet të merren herë pas here, në një mënyrë të veçantë, ndërsa të tjerët përfshihen në dietën ditore. Këto janë disa nga ushqimet që mund të konsumohen për të luftuar
simptomat e
gripit, sipas Greenstyle.it.
Trumza, rozmarina dhe eukalipti janë një zgjidhje e shkëlqyer për përgatitjen e infuzioneve balsamike për lehtësimin e ftohjeve dhe kollitjeve, që mund të konsumohen në çdo kohë të ditës. Xhenxhefili është një ndihmë natyrale
kundër dhimbjes dhe lodhjes së muskujve, por edhe një zgjidhje për mungesën e oreksit që shoqëron shpesh gripin, shkruan abcnews.al.
Mjalti është i dobishëm
kundër dhimbjeve të fytit, kollës dhe si një energjik natyral. Mund të konsumohet vetëm ose me bukë. Shelgu i bardhë është i dobishëm jo vetëm
kundër dhimbjeve të muskujve, por edhe
kundër dhimbjeve të kokës. Përbërësi aktiv i tij është acid acetilsalicilik, i njëjtë me aspirinën.
Hudhra mund të ndihmojë për të luftuar
simptomat e ndryshme të
gripit, duke integruar gjithashtu veprimin e ofruar nga mjalti për të mbështetur traktin respirator. Kripërat minerale dhe vitamina C janë ndër pikat e forta të frutave dhe perimeve, të cilat mund të konsumohen pa kundërindikacione të veçanta gjatë gjithë ditës.
Të dobishme si një energjik dhe një rezervë e çmuar e kripërave minerale, arrat janë një ushqim i shkëlqyeshëm për të luftuar
simptomat e
gripit. Ndërkaq, është e nevojshme gjithashtu dhe pirja e ujit, për jo vetëm që është i dobishëm për të shmangur dehidratimin, por gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave të pranishme në trup.
Shtuar më 29/09/2020,
ora 08:59