Personat që vuajnë nga mosmbajtja e
urinës, ose siç quhet ndryshe fshikëz tepër aktive kanë probleme të shumta me gjumin, stresin psikologjik dhe jetën e përditshme. Por nuk duhet të shqetësoheni, ka disa mënyra që mund t’i bëni në shtëpi për të mos patur një problem të tillë në përditshmërinë tuaj. Një nga
këto është mënyra e të ushqyerit:
–Qumësht, peshk, vezë: Vitamina D, e cila gjendet në
këto ushqime, redukton rrezikun e mosmbajtjes së
urinës, sidomos te gratë.
–Banane, misër dhe patate
këto janë
ushqime të
pasura me magnez të cilat ndihmojnë në reduktimin e spazmave të muskujve. Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm sepse inkurajon fshikëzën që të zbrazet plotësisht dhe kështu parandalon urinimin e shpeshtë.
–Bukë thekre dhe gruri janë të
pasura me fibra të cilat përmirësojnë funksionin e zorrëve. Mjekët këshillojnë që të
konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, drithëra dhe fasule,
ushqime të
pasura me fibra.
–Fara kungulli,
këto përdoren për trajtimin e problemeve urinare, duke përfshirë fshikëzën tepër aktive. Farat e kungullit kanë funksionin të rrisin prodhimin e testosteronit duke forcuar muskujt e legenit./Shendeti.com.al
Shtuar më 16/02/2021,
ora 23:50