Ushqimet që duhen anashkaluar për shmangien e akneve
Të përdorni ushqime të yndyrshme gjatë ditës nuk do të thotë që merrni domosdoshmërisht baktere që shkaktojnë akne.

Dr. Sandra Lee ka treguar se sasia e vajit nuk ka aspak ndikim në lëkurën tuaj, prandaj mund të porosisni pica sa herë të dëshironi.

Bulmetrat kanë shumë hormone. Mund ti gjeni tek djathi apo qumështi i lopës. Jo shumë ushqime shkaktojnë akne përveç produkteve që përmbajnë hormone,” – tha ajo për Metro.

E pyetur për çokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve pasi ka përbërje qumështi.

Gjithashtu shtoi se duhet të bëhet shpesh shpëlarja e fytyrës me produkte të posaçme për pastrimin e lëkurës që të jeni sa më të mbrojtur dhe të pastër. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori