E pyesin për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix, Fifi habit me përgjijen (FOTO LAJM)

Fifi ishte një nga banorët më të komentuara të publikut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë rrugëtimit të saj, këngëtarja e njohur e tregoi veten në të gjitha dimensionet e saj, kur ishte mirë dhe kur ishte keq. E ishte pikërisht kjo pse fansat shpreheshin se duhej të ishte ajo fituesja, pasi po e zbulonte veten ashtu siç është.

Por pas disa incidenteve të pakëndshme të ndodhura brenda BB VIP, Fifi mori vendimin që të largohej përfundimisht nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë euro.

Tani që ka nisur jetën normale, Fifi po shijon gjithë mbështetjen dhe dashurinë e fansave të saj. Sigurisht që kur ka lexuar komentet negative që janë bërë rreth saj teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk i kanë pëlqyer dhe e kanë lënduar, por dashuria e fansave është më e madhe.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në “Instagram”, ku ka vendosur që t’u kthejë përgjigje disa prej pyetjeve të tyre.

Madje dikush nuk ka lënë pa e ngacmuar në lidhje me marrëdhënien e Donaldit me Beatrix.

“Çfarë mendon për lidhjen Donald-Beatrix?”, e ka pyetur një fans, të cilit Fifi i është përgjigjur: “Nuk mendoj gjë… Ma mirë ish mos me menu… Se masnej kryqëzohem dhe akuzohem që kam nevojë për vëmendje. Përveç kësaj tashmë jam jashtë… te jeta ime normale. Tani zgjedh mendimin tim ta mbajë për vete…”.


Shtuar 14.12.2021 11:54