Basha: Shqipëria është vendi më i varfër në Europë sepse është më i korruptuari

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku tregon se Shqipëria ka korrupsion të lartë dhe shqetësim i madh janë PPP-të.

Basha thotë se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë sepse është më i korruptuari. Më tej në postim shkruan se duhet pastruar politika.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjve që ëndrrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 08:42