Përdorimi i vajit të
ullirit në maska të ndryshme çdo ditë e më shumë po gjen edhe më shumë përdorim. Në këtë rast nuk e përdorim për flokët, por për lëkurën.
Vaji i
ullirit është burimi perfekt me anti-oksidantë, i cili ndihmon lëkuren të luftojë infeksionet e mundshme, aknet, plakjen dhe sëmundje të zemres ose të kancerit.
Vaji i
ullirit ka një efekt balancues dhe zbutës. Është shumë mirë të përdorni vajin e
ullirit sapo keni bërë dush, duke qënë se poret hapen nga uji i nxehtë dhe kështu
vaji i
ullirit ka mundësi të depërtojë në lëkurë.
Vendosni një sasi të vogël
vaji në dorë, mjaftueshem sa për të lyer gjithë
trupin, ose vetëm për fytyren. Sipas dëshirës suaj, mund të përdorni edhe pak kripë tek
vaji i hedhur në dorë. Me vaj lyeni
trupin, masazhojeni për dy minuta dhe qëndroni pak kohë deri sa
vaji të depërtojë në lëkurë. Më pas mund të fshini
trupin me peshqir të lagur. Këtë procedurë mund ta realizoni 3-4 herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 16:03