Pochettino tregon se ku dëshiron të punojë

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se dëshiron që të punojë në ndonjë klub në Premierligë apo në ligën spanjolle.

Pochettino momentalisht është i papunë që prej shkarkimit të tij nga Tottenhami në nëntor të vitit të kaluar.

“Unë isha shumë me fat që e fillova karrierën time si trajner me Espanyolin në Barcelonë dhe pastaj të vija këtu në Premierligë në Angli, të mësoj anglishten dhe kulturat e ndryshme”, ka thënë ai.

“Mendoj se Anglia dhe Spanja janë dy ligat më të mira në botë’, u shpreh argjentinasi.


Shtuar 15.01.2020 22:54