Ukrainë, protestë nudo kundër Gazprom
Disa të reja, pjesë e një organizate feministe në Ukrainë, u zhveshën nudo përpara selisë së Gazpromit në Kiev, pavarësisht temperaturave të acarta prej -25 gradë.

Duke mbajtur në dorë pankarta si “Gangterë Gazi” apo “Fikni Gazpromin”, të rejat protestonin kundrejt varësisë që ka vendi ndaj gazit rus dhe ndaj trajtimit të vrazhdë të rezervuar nga kompania, që ka rritur çmimin e ka pakësuar sasinë e eksportuar, pikërisht në mesin e dimrit më të ashpër në dekada.

Njëra prej aktivisteve, arriti të kalonte nëpërmjet truprojave të shumtë dhe të ngjitej deri në çatinë e ndërtesës, ku shpalosi një flamur të madh ukrainas.

Disa qindra persona kanë humbur jetën në Ukrainë, për shkak të temperaturave që kanë arritur gjatë natës deri në -40 gradë në pjesë të ndryshme të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2012, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori