Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji. Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një kokërr limoni, pasi është një
pije e cila do të sjellë përfitime të shumta në shëndetin tuaj.
Ky është një lëng që njihet për rolin e tij në forcimin e imunitetin dhe metabolizmin, i cili gjithashtu
ndihmon në pastrimin e
organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e
organizmit dhe luftën ndaj ftohjes.
Uji me lëngun e limonit
ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju
ndihmon sidomos kur
keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo
pije ju
ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës, por nga kjo
pije keni edhe shumë dobi të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015,
ora 10:25