Aktori i njohur “The Rock” habitet nga dieta e Haaland: Ai është si Herkuli, konsumon zemër dhe mëlçi

Erling Haaland zbuloi se ai konsumonte 6000 kalori në ditë, në një dietë që përfshinte organe si zemër dhe mëlçi, të cilat janë një nga pikat kyçe të fitnesit të tij.

Kjo lloj diete, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, si atë të Dwayne Johnson, ose të njohur ndryshe si “The Rock”.

Sasia e kalorive është vërtetë e lartë, kështu që djegia është një detyrë pothuajse herkuliane. “The Rock”, aktori i njohur, por gjithashtu edhe një person që njihet shumë për fizikun e tij pavarësisht moshës, ka shprehur habinë.

“Ai ha zemra, mëlçi dhe lazanja para çdo ndeshjeje dhe është në formë të pabesueshme fizike.

Dieta e Haaland nuk është e lehtë për t’u ndjekur. Konsumimi i 6000 kalorive në ditë do të thotë që ai duhet të stërvitet fort dhe gjithashtu të plotësojë dietën e tij me elemente të shëndetshëm”, është shprehur “The Rock” për “talkSport”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.10.2022 10:26