Tymi i duhanit shkakton tension të gjakut te fëmijët
Ekspozimi në nikotinë i joduhanpirësve ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, sidomos të fëmijëve prej katër deri në pesë vjet, tregoi studimi nga universiteti "Heidelberg".

I kemi vëzhguar rreth 4200 fëmijë nga katër deri në shtatë vjet dhe e kemi krahasuar gjendjen e tyre shëndetësore me prindërit që pinë duhan. Nga prindërit duhan kanë pirë, 29% e baballarëve, 21% e nënave, ndërsa në 12 për qind të rasteve duhanpirës kanë qenë te dy prindërit.

Pjesa tjetër e mbetur e prindërve, 38% nuk kanë qenë pirës të duhanit. Fëmijët e ekspozuar në duhan kanë pasur 21% më shumë rrezik për shtypjen më të lartë të gjakut. Duhanpirja me faktorët tjerë siç janë pesha gjatë lindjes, duhanpirja e nënës në shtatzëni dhe mbipesha e fëmijëve, janë faktorët më të rrezikshëm për shtypjen e lartë të gjakut.
Shtuar më 14/01/2011, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori