Tumori në fytyrë nuk e le të martohet
Një djalë i ri indian, është quajtur nga bashkëatdhetarët e tij si njeriu elefant, pasi nje tumor i rëndë i ka shpërfytyruar plotësisht fytyrën, duke e bërë atë të duket si një elefant.

Lalit Ram, është 26 vjeç dhe ëndrra e tij më e madhe është të martohet, por kjo nuk do të ndodhë nëse ai nuk i nënshtrohet kirurgjisë plastike për të eleminuar përfundimisht tumorin e tij.

"Fytyra ime është arsyeja përse nuk jam martuar, shoh shokët e mi që martohen dhe une ëndërroj se një ditë mund ta bëj këtë. Prindërit e mi kanë tentuar disa herë të gjejnë një grua për mua, por cdo herë pindërit e vajzave kanë refuzuar për faj të pamjes time", u shpreh i riu indian. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori