EMRI/ Ndërtoi hotel pa leje në plazhin e Tales, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar, pasi ka ndërtuar pa leje në plazhin e Tales. Bëhet fjalë për Nik Gjonikaj.

Uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari kishte ndërtuar një objejt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve.

Njoftimi Policisë

Intensifikohen kontrollet gjatë sezonit turistik, për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objejt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të prezantuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare.

Si rezultat, në plazhin e Tales, është konstatuar një objekt dykatësh, me dhoma për akomodimin e pushuesve, në pronësi të shtetasit N. Gj., objekt i ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga shtetasi N. Gj., 55 vjeç, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 14:57