Truri i femrave zhvillohet më shumë pas lindjes së një fëmije
Truri i femrave zhvillohet më shumë pas lindjes së një fëmije. Marrëdhënia nënë-foshnje është e vjetër sa vetë njerëzimi dhe si e tillë fsheh një mori misteresh të cilat zbulohen ditë pas ditë.

Ajo që është e sigurt lidhet me faktin që bebet dhe nënat ndihmojnë gjithnjë njëra-tjetrën në zhvillimin e tyre. Kjo është rikonfirmuar edhe nga studimi i fundit i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas së cilit është zbuluar se një grua që sapo ka lindur pëson një rritje të kapacitetit mendor.

Mjekët shpjegojnë se ky ridimensionim i trurit vjen si pasojë e shprehive që nënat fitojnë nga stili i ri i jetesës, pas ardhjes në jetë të foshnjes së tyre. Sipas hulumtuesve zonat e trurit që perfeksionohen më shumë pas një lindjeje janë hypotalamusi, amygdale dhe lëvorja paraballor, të cilat janë përgjegjëse për kujdesin, shprehjen e afeksionit, marrjen e vendimeve etj. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori