Truri i femrave i bën ato më të "ndjeshme" ndaj filmave horror
Një studim ka arritur në përfundimin se femrat tremben më shumë kur shohin një film horror sesa meshkujt.

Kjo nuk do të habisë aspak femrat që mbyllin sytë dhe bërtasin në pjesët më të tmerrshme të këtyre filmave, ndërkohë që partneri i tyre qëndron i ulur pranë saj duke ia përshkruar me detaje skenën që ajo humbi.

Sipas studimit të kryer nga shkencëtarë londinezë, në kohën që paralajmërohet një skenë e frikshme apo tejet e dhunshme, truri i femrave aktivizohet menjëherë, ndërsa ai i meshkujve qëndron i qetë deri në zhvillimin e ngjarjes.
Shtuar më 31/08/2011, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori